Shkrim i publikuar nga InfoMedia Albania

Mbrëmjen e djeshme në ekranin  e Top Channel nisi programi “The Voice Kids” një format ky i suksesshëm i cili ka shikueshmëri të lartë kudo në botë. Një patentë e tillë si “The Voice”  ka rezultuar e pëlqyeshme nga publiku dhe në Shqipëri janë shfaqur plot 6 edicione që kanë nxjerr fitues 6 emra të cilët i quanin “zëri i ri më i mirë”.

Por siç ndodh shpeshherë me formatet vjen një moment që duhet të “riciklohen” pasi dinamika, përzgjedhja, e madje edhe kërkesa për të konkurruar mund të ndodh që të ketë rënie. Producentët e kësaj patente në Shqipëri vendosën ndryshe, “The Voice” duhet të vijonte të gjente zërin më të mirë shqiptar por këtë herë në një dimension tjetër, duke bërë protagonistë fëmijët.

CILA ËSHTË SURPRIZA E PARË E ‘THE VOICE KIDS’? #VOICEKIDSALBANIA @TOPCHANNELALBANIA