Një nga konkurrentet për të cilën u kthyen të treja karriget në natën e pestë të Audicioneve të Fshehura ishte Jasmina. Pas performancës së saj trajnerët përpos komplimentave për talentin e padisktueshëm të Jasminës filluan “betejën” për të bindur Jasminën të bëhej pjesë e skuadrës së tyre. Zgjedhja e saj ishte trajnerja Eneda Tarifa.

E pyetur në prapaskenë nga Ledion Liço për arsyen e kësaj zgjedhje mësojmë diçka shumë interesante. Eneda është emri i mamit të Jasminës, gjithashtu dhe i hallës së saj. Kjo është parashtruar si arsye e zgjedhjes së trajneres në formë humori nga prindërit e Jasminës. Ciladoqoftë arsyeja e zgjedhjes, Jasmina është pjesë e skuadrës Eneda dhe trajnerja u shpreh shumë e lumtur për këtë fakt.