Mbrëmjen e një dite më parë këngëtarja Eneda Tarifa ka kaluar disa momente të sikletshme, teksa ka qenë e pranishme në jurinë e “The Voice Kids”. Aksidentalisht ajo është rrëzuar në momentin kur po zbriste shkallët për të përqafuar Denisin, njërin prej konkurrentëve më të talentuar të “The Voice Kids”. Gjithçka ka qenë live dhe situata e sikletit që ajo ka kaluar nuk është lënë pa u parë nga audienca.
E gjithë kjo skenë e papritur ndodhi live, ndërsa Eneda u shpreh se ishte syri i keq çfarë e bëri të rrëzohej, situatë që u mundua ta kalonte me humor
Duke marrë shkas nga ky aksident, kjo ngjarje u kthye në lajm dite, në shumë portale informative, gjë që e nervozoi shumë Enedën. |Vazhdon kazani i mediave shqiptare, zjen e zjen e nuk ka të sosur… Po plaçi që vend o ju plastë bomba në dorë. Se mbi të gjitha jeni edhe të pasaktë. Mirë që na ka mbytur injoranca mediatike dhe dashakeqe por të paktën jini koherent se nuk përkojnë faktet me ngjarjet dhe figurat. Pupupu… Turp i kombit. Portalet e llapaqenët e këtij vendi janë TURP.”- ka përfunduar ajo e irrituar statusin e saj”, shkruan këngëtarja në “Instastorie”. /MA.ME