Janë 72 konkurrentë që do të shkelin në skenën e ‘The Voice Kids’ për të provuar veten e tyre përpara trajnerëve. Janë më të mirët që arritën të kualifikohen për Audicionet e Fshehura. Ata vijnë bashkë me emocionet, historitë e tyre për t’i ndarë me ne dhe për të na mahnitur me talentin e tyre.
Edhe shumë pak na ndan nga nata e parë e spektaklit më të shumëpritur të momentit. Nesër, në ekranin e Top Channel, do të nisë ‘Talent Show’ që bën fëmijët protagonistët e vërtetë. Do të kemi mundësinë të dëgjojmë zërat e parë që do të bëjnë trajnerët të shtypin butonin e kuq për të kthyer karriget e tyre.