Skuadra Gjoka vijoi natën finale të Betejave me një tjetër treshe energjike. Kejsi, Mei dhe Patris kënduan ‘Sugar’ nga Maroon 5. Një këngë që u prit me shumë entuziazëm nga të treja artistet.
Vajzat u ngjitën në ringun e betejave vizualisht perfekte, duke kuruar deri në detaje paraqitjen e tyre skenike. Trajnerja Eneda Tarifa komentoi performancën e tyre si shumë të saktë edhe pse radhët e të kënduarit ishin të komplikuara nga kalimet nga një zë tek tjetri. Trajnerët të pyetur nga Ledion Liço si ia dolën vajzat u përgjigjën se ia dolën 99.9%.
Performanca e tyre ishte shumë e arrirë. Patrisi kalon në Netët Live si zgjedhja e trajnerëve Gjoka. Renis Gjoka motivoi këtë zgjedhje duke thënë se Patrisi kishte potencial jo vetëm në zë, por në të gjithë elementët e interpretimit.