A duhet të këndojnë më shumë këngë shqiptare në ‘The Voice Kids’? Ishte kjo pyetja që iu drejtua ndjekësve në rrjetin social ‘Instagram’ në mesditën e djeshme ku u publikua sondazhi në të cilin votimi zgjati 24 orë.
Ndjekësit e ‘The Voice Kids’ në rrjetin social kishin mundësinë në këtë mënyrë, të jepnin mendimin për preferencat e tyre për këtë edicion. Nga sondazhi rezulton se shumica preferon të dëgjojë të këndohet në gjuhën shqip. Nga votimi ku ndjekësit duhet të zgjidhnin ‘Po’ ose ‘Jo’, 697 persona kanë votuar ‘Po’ përkundër 395 votave të cilat ishin për ‘Jo’. Të shumtë ishin edhe ata, të cilët përpos votës, dërguan mesazhe argumentuese për zgjedhjen e tyre.
Sondazhe të tjera do të vijojnë në rrjetet sociale të ‘The Voice Kids’.