Miriam Cani shtypi butonin e kuq në natën e katërt të ‘The Voice Kids’ për Erikën. Një fëmijë me shumë pasione dhe një ndjeshmëri të lartë do të vijojë udhëtimin e saj në ‘The Voice Kids’ me skuadrën Miriam.
Një tjetër vajzë e supertalentuar që arriti të befasonte trajnerët me saktësinë e ekzekutimit të këngës dhe ëmbëlsinë e zërit ishte Aulona. Aulona shkoi me skuadrën Miriam për t’u bërë kështu konkurrentja e dytë që do ta zgjidhte në këtë episod. Padyshim që, një tjetër interpretim i cili do ta linte pa fjalë Miriamin, ishte ai i Anës. Vogëlushja nga Tirana mori shumë komplimente nga të gjithë trajnerët, por ajo zgjodhi të shkojë me Miriamin si një vendim i marrë paraprakisht.
Skuadra e Miriam Canit numëron tashmë 12 konkurrentë.