Mbrëmjen e tretë LIVE patëm mundësi të ndiqnim performanca fantastike nga #SkuadraArilena.

Artisti i parë i cili hapi dhe konkurrimin në mbrëmjen e tretë live te spektaklit, ishte Ermali. Një ndër vokalet më romantik të këtij edicioni u ngjit në skenë për të performuar këngën “Apologize” .

Menjëherë pas tij, skenën e pushtoi Earta ku performoi këngën “Ain’t no other man” dhe përcolli energjinë e saj tek të gjithë të pranishmit.

Plot stil ishte dhe momenti i performancës së Uendit. “Bohemian Rhapsody” prej saj erdhi në një version mjaft interesant i cili u prit mjaft mirë edhe nga ndjekësit në rrjete sociale.

Denisa, artistja nga Lezha solli gjithashtu plot stil një material nga Amy Winehouse. Me materialin “Rehab”, ajo tregoi për të disatën se mund ta përballojë një skenë të madhe si ajo e The Voice.

Shumë pozitivitet solli dhe performanca e Petros tek të gjithë të pranishmit. Publiku e trajnerët nuk ngurruan të kërcenin bashkë me të nën tingujt e këngës “Uptown Funk”.

Anisa ishte artistja e fundit e cila performoi nga #SkuadraArilena . Ajo shpalosi të gjithë aftësitë vokale të saj gjatë interpretimit të këngës “Love on Top”, duke mbyllur kështu performancat individuale të skuadrës.

Cila ishte performanca juaj e preferuar? Komentoni tani në YouTube!