Tre konkurrentët e tjerë të skuadrës Gjoka sapo përfunduan performancat e tyre individuale, ndërkohë dutet kanë nisur më herët me Isean dhe Alisjan.
Pjesën e tretë të spektaklit e hapi Kejvi me një performancë fantastike të këngës “Era”. Konkurrenti solli një version tjetër të kësaj kënge duke na emocionuar pa masë. Krahas profesionalizmit që shfaqi në skenë trajnerët e tij vlerësuan edhe faktin se ai ishte shumë i lirshëm gjatë interpretimit.
Po aq e bukur ishte edhe performanca e Sarës e cila na tregoi të gjithëve anën e saj më ‘rock’. Me këngën “Maniac” ajo elektrizoi skenën e “The Voice Kids”.
Për ta mbyllur me shumë ëmbëlsi ishte Altea e cila performoi me baladën “I Want to Break Free”. Interpretimi i saj u prit me duartrokitje ndërsa trajnerët nuk vlerësuan vetëm performancën në tërësi por edhe vokalin e saj potent.