Shkrim publikuar nga Kosova Info:

‘The Voice Kids Albania 2018’ ka nisur audicionet e fshehta në rrugëtimin e gjatë për të kurorzuar zërin më të bukur të fëmijëve shqiptar.

Në të premten e katërt të audicioneve ka pasur disa performanca mjaft të bukura ku një ndër to ishte edhe Enxhi Kulla, 12 vjeçarja nga Laçi e cila është vajza e këngëtares Dhurata Aliaj.

Enxhi me zërin e saj fantastik ka bërë që të kthehen të trija karriget, dhe në fund ka vendosur që të shkojë me skuadrën e Renis dhe Aleksandër Gjokës.