Thonë që talenti është i lindur, jo i mësuar. Për prindërit e Kristelit, vogëlushes nga Vlora që performoi në skenën e ‘The Voice Kids’, jo vetëm talenti lindi bashkë me Kristelin, por u shfaq që në atë moment.
Mamaja e Kristelit rrëfen se ajo e kuptoi talentin e vajzës së saj që në lindje, në momentin që i dëgjoi zërin dhe mori komplimentat e para nga infermieret. Kristel ka marrë pjesë në shumë aktivetete prej të cilave ka rrëmbyer shpesh dhe çmime, e megjithatë skena e ‘The Voice Kids’ e ka emocionuar aq sa në një çast duket sikur humbet zërin.
Megjithatë, ajo arriti të bëhet pjesë e skuadrës së Enedës për të vazhduar kështu rrugën për të cilën është destinuar që në lindje.