Ajo veç ka performuar në disa skena të mëdha, por ka vendosur ta provojë edhe një skenë tjetër që i ka mbetur peng.
Ana Kodra, vajza e vogël shqiptare e cila përfaqësoi Shqipërinë në Junior Eurovision, mbrëmë ka kënduar në “The Voice Kids Albania”.
Juria nuk ka ditur asgjë, kur Ana nisi të këndonte “Evil like me” nga Descendants.
Katër anëtarët e jurisë u kthyen, derisa Ana po bënte ‘akrobacione’ me zërin e saj fantastik në një këngë ku janë nota e tonalitete të ndryshme.
Ana është këngëtare tanimë e njohur për moshën e saj dhe ka disa pjesëmarrje në festivale brenda dhe jashtë Shqipërisë. Rrugëtimi i saj në “The Voice Kids” ka filluar mbrëmë.
Ana është fituesja në fuqi e Festivalit Mbarëkombëtar të këngës për Fëmijë në Shkodër. /KultPlus.com