Elvana Gjata është një prej artisteve më të suksesshme shqiptare.
Pas një pauze në muzikë, Elvana është rikthyer fuqishëm duke publikuar disa projekte një pas një, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka njoftuar se do të jetë e ftuar tek “Voice of Kids Albania”.

Elvana ishte veshur në të verdha dhe një gjaketë të gjelbër, të gjitha këto nuanca verore, ndërsa shfaqet me buzëqeshje në fytyrë.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Elvana është “Off Guard”, këngë kjo në duet me Ty Dolla Sign. /Lajmi.net/