Spektakli “The Voice of Albania”, audicioni për fëmijët do të fillojë së shpejti në Shqipëri.

Tashmë pjesëmarrjen në këtë event i cili fillon audicionet me 9 shtator, e ka konfirmuar këngëtarja Miriam Cani, shkruan lajmi.net.

Miriami do të jetë përsëri pjesë e jurisë dhe për këtë gjë ajo ndjehet shumë e lumtur, sidomos që është audicioni për të vegjëlit.

“Jam e lumtur te rikthehem ne ate karrike tashme per te degjuar e shijuar zerat e engjejve te vegjel ❤ #VoiceKidsAlbania“, ka shkruar ajo në një postim në Instagram duke marrë mbështetje të madhe nga fansat e saj. /Lajmi.net/