Tre prej artisteve të #skuadragjoka sapo përfunduan performancat e tyre individuale. Bëhet fjalë për Lolitën, Isean dhe Alisjan të cilat sollën në skenë performanca fantastike.

Ajo e cila preku e para magjinë e skenës ishte Lolita me këngën “Eye of the Tiger”. Konkurrentja simpatike na bëri edhe një herë për vete me zërin e saj plot stil. Sonte ajo shfaqi edhe një anë tjetër të saj, atë më ‘rock’ teksa shpalosi krejtësisht vokalin e saj me anë të kësaj rryme duke na dhuruar një performancë të fuqishme.

Po ‘rock’ ishte edhe interpretimi i Iseas e cila fillimisht dukej sikur kishte zgjedhur një version baladë të këngës “Purple Rain” por më pas ajo na tregoi të gjithëve se çfarë di të bëjë në skenë me anë të një performancë rrënqethëse.

Alisja gjithashtu pushtoi skenën e “The Voice Kids” ku u shfaq më energjike se kurrë me këngën “Holding out for a Hero” shoqëruar nga kori. Alisja solli një super atmosferë duke fituar simpatinë e publikut me performancën e saj.

Kanë mbetur ende tre artistë për t’u ngjitur në skenë. Jeni gati për performancat e radhës?!