Betejat nisën me një performancë të mahnitshme, nga Anja, Denis B. dhe Erma. Tre konkurrentët e skuadrës së Miriam Canit kënduan “Story of my life”.
Treshja e tyre ishte në një sintoni perfekte me njëri-tjetrin dhe kënga u përcoll në mënyrën e duhur tek publiku, i cili e duartrokiti gjatë këtë performancë. Në përfundim të këngës, Erma u shfaq super emocionale duke u përlotur. Për të eksperienca në ‘The Voice Kids’ është një nga më të bukurat në jetën e saj dhe ideja që pas Betejave do të ndaheshin, pavarësisht se kush do të kalonte në fazën tjetër, e bëri Ermën emotive. Trajnerja Miriam Cani vendosi të vazhdonte garën me Denisin.
Pas përzgjedhjes, përpos lumturisë së natyrshme për kalimin me sukses të kësaj faze, Denisi rrëfeu se ndiente dhe pak trishtim. Gara me Ermën dhe Anjën nuk kishte qenë kurrë një garë për ta. Miqësia që fëmijët kanë krijuar e tejkalon frymën e konkurrencës.