Dyfish emocione dhe dëfrim në konkurrimin e natës së sotme. Dy motra binjake vijnë në një konkurrim të vetëm. Ato janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra dhe pikërisht kjo është ajo që e bën dyshen e tyre më të kompletuar.

Një dyshe tejet simpatike, Majda dhe Klea sollën shumë buzëqeshje gjatë natës së sotme. Fëmijë të angazhuar në shumë aktivitete, me shumë pasione vijnë në ‘The Voice Kids’ për një tjetër eksperiencë që do të pasurojë jetën e tyre. E tillë është dhe historia e dy motrave, të cilat sollën një atmosferë pozitive jo vetëm me interpretimin e tyre të veçantë, por edhe me batutat spontane.

Ajo që është vënë re në këto netë të ‘The Voice Kids’ është se sido të shkojë konkurrimi, fëmijët largohen nga skena me një energji pozitive dhe plot ndjesi të bukura.