“The Voice Kids” vijon të mbajë gozhduar para ekranit shqiptarët.

Dje ishin konkurrentët e skuadrës së Miriamit ata të cilët kanë kënduar përgjatë natës, por preferuara e publikut duket se është Danjela.

Danjela fitoi mori zemrën e publikut me historinë e saj. Danjela është një vajzë e cila jeton në një nga fshatet e Kukësit dhe ka ardhur në Voice për t’u kënaqur. Kaq ka mjaftuar që të marri vëmendjen e të gjithve.

Gjatë performancës së saj dje, Ledion Liço e pyeti si ndihej që ia kishte kaluar edhe performancës së Encës në Voice me klikime, por vogëlushja thjesht buzëqeshi.

Me një kërkim në Youtube vumë re se Danjela ka arritur të ketë 1 milion e 100 mijë klikime ndërkohë që performanca e Encës përpara disa vitesh ka diku më shumë se 800 mijë.

13-vjeçarja nga Kukësi është kthyer tashmë në fenomen kjo jo vetëm për zërin unik dhe talentin në të kënduar, por edhe për jetën shumë ndryshe nga bashkëmoshatarët që bën Danjela.

Danjela jeton me gjyshen, motrat dhe vëllain e vogël në Kukës, ndërsa në fundjavë ajo shkon në fshat te prindërit për t’i ndihmuar.

E ftuar në “Top Show”, Daniela u shpreh se i pëlqen shumë të këndojë, po ëndërron të bëhet veterinere. “Më pëlqen shumë muzika, por dua të bëhem veterinere që të shëroj kafshët”, u shpreh Daniela ndërsa tregoi dashurinë për kafshët.

E më tej teksa foli për vëllanë e saj të vogël me nevoja të veçanta Daniela u përlot.

13-vjeçarja rrëfeu mes lotësh dëshirën që ka për të ndihmuar vëllanë, duke u shprehur se:

Dëshira ime ëshë që të ndihmoj vëllain tim që është me sidromën Daën dhe ai të përmirësohet. Në Kukës nuk ka shumë shërbime. Por falenderoj zotin që ai është te kopshti i fëmijëve”.