Sezoni i kaluar padiskutim ka qenë eksperienca më e bukur për Miriam Canin në “The Voice Kids” pasi nga skuadra e saj doli fituesi i edicionit të dytë, Denis Bonjaku.
Pas esencës së fitores dhe momenteve argëtuese në këtë spektakël ajo pret me padurim t’i rikthehet punës me fëmijët e vegjël. Për Miriamin ky talent-show përçon ndjesinë më të bukur televizive pasi të punosh me këta konkurrentë është një shkëmbim i vazhdueshëm dashurie dhe energjie pozitive.
Miriam Cani rikthehet sërish në karrigen e kuqe si trajnere dhe është gati që me ëmbëlsinë që e karakterizon të njihet e të rrëmbejë në skuadrën e saj zërat më të mirë të edicionit të tretë të “The Voice Kids”.