Një nga zërat më të fuqishëm të Skuadrës Gjoka që mahniti trajnerët që në Audicionet e Fshehura ishte Sara. Performancat e saj kanë qenë mbreslënëse në të gjitha fazat e spektaklit. Në natën e dytë Live, në të cilën performoi Skuadra Gjoka, ajo mori komplimente jo vetëm nga trajnerët e saj, por dhe nga Miriam Cani, e cila pohoi se zëri i Sarës e emocionoi pamasë.
Miriami e cilësoi performancën e Sarës si më të bukurën e mbrëmjes sipas saj, duke bërë kështu që artistja e vogël të emocionohej dhe të prekej nga fjalët e trajneres.