Interesi dhe pjesëmarrja në audicionet e qytetit të Tiranës i kanë tejkaluar pritshmëritë. Ndërkohë që Vocal Coach-ët dëgjojnë njëri pas tjetrit fëmijët, të cilët mbajnë në bluzat e tyre numrin përkatës të marrë që nga dita e djeshme, vazhdojnë të vijnë konkurrentë të rinj.

Shumë fëmijë kanë me vete vegla muzikore dhe po ashtu siç ndodhi edhe dje, mjediset e pritjes janë transformuar në mini skena ku fëmijët këndojnë para prindërve apo bëjnë duete me njëri-tjetrin, gjatë kohës që presin të vijë koha e tyre për të provuar zërin.