Nata e katërt e Audicioneve të Fshehura na përcolli një mori emocionesh, si në skenë edhe në prapaskenë, duke pasuruar skuadrat me të tjerë zëra mahnitës, të cilët ishin pjesë e spektaklit. Skuadrat vazhdojnë të plotësohen me artistë dhe trajnerët duhet të përgatiten për të tjera momente ‘beteje’ ndërmjet njeri tjetrit.
Por, çfarë ndodhi gjatë mbrëmjes?! Në përfundim të pjesës së katërt të ‘The Voice Kids’ trajnerët në vend që të ulen në vendet e tyre, kanë devijuar. Aleksandër dhe Renis Gjoka nuk ndajnë më karrigen dyshe. Vendi i Renisit duket se ka joshur trajneren Eneda, e cila ka gjetur mbështjen e trajnerit Aleksandër Gjoka, që nga ana tjetër shpehet mjaft i kënaqur për të ndarë karrigen me Enedën.
Si do të përfundojë ‘grindja’ midis Renisit dhe Enedës për karrigen? Këtë e zbulojmë javën që vjen. ‘The Voice Kids’ rikthehet të premten me emocione të reja.