“The voice kids” nisi ashtu siç e prisnim!
Plot energji, entuziasëm dhe emocione që në minutat e para. Dojna Mema zgjodhi që ta niste këtë puntatë të parë në mënyrën më origjinale duke falenderuar “ish të zotin e shtëpisë”, moderatorin Ledion Liço.
“Përpara se të nisim audicionet e fshehura dua të falenderoj një person shumë të rëndsishëm për karrierën time televizive, Ledion Liçon i cili më besoi çelësat e shtëpisë së tij. Liu i ke lënë në duar të sigurta” është shprehur moderatorja.
Në fakt jemi të bindur që çelësat e “shtëpisë” janë në vendin e duhur pasi Dojna duket qartë se është në habitatin e saj.