“The Voice Kids” është një nga programet më të ndjekura në Shqipëri që ka si qëllim zbulimin e talenteve të vegjël në fushën e muzikës. Ky do jetë vitit i tretë që “The Voice Kids” do të jetë në ekranin e Top Channel, por me një ndryshim në moderim.

Programi do të prezantohet nga Dojna Mema, e cila është një nga moderatoret më të njohura në Top dhe aktualisht po moderon “Pop Culture”.

Ndërkohë që i gjithë stafi i “The Voice Kids” po bëhet gati për të filluar transmetimin në janar, sot u konfirmua që Ledion Liço nuk do të jetë më prezantuesi i “The Voice Kids” por në vend të tij do të jetë Dojna Mema.

“Në janar nis sezoni i ri i ‘The Voice Kids’ në Top Channel. Si gjysëm shaka vitin që kaloi thashë që nuk do ta bëj më këtë eksperiencë sfilitëse emocionale, pas tetë vitesh si prezantues, tre prej të cilave si producent ekzekutiv. Shakaja është gjysma e së vërtetës dhe mesa duket është koha t’i hap rrugë një një brezi të ri.” u shpreh Ledioni, që në këtë rast është Dojna Mema, e cila edicionin e kaluar e shoqëroi gjatë netëve live në “Voice Room” së bashku me fëmijët.

I urojmë shumë suksese Dojnës dhe jemi të sigurtë që do të shkëlqejë./News31