Tashmë që Netët Live thuajse kanë mbaruar dhe të gjithë artistët e skuadrave kanë shkëlqyer me performancat e tyre, nis ‘lufta’ se cila skuadër ka më shumë shikime në kanalin tonë zyrtar YouTube.

Të gjithë shikuesit tanë përgjatë javëve të fundit kanë mundur të shijojnë edhe një herë performancat e konkurrentëve të skuadrës së Miriamit dhe të Gjokave të cilët kanë përkatësisht 193.000 dhe 70.000 shikime deri tani.

Të gjitha performancat e skuadrës së Arilenës do të mund t’i përjetoni sërish nesër mbrëma në YouTube, por cila skuadër do të këtë më shumë shikime deri në fund të “The Voice Kids”?

Secili prej jush mund të mbështesë skuadrën e preferuar fare thjeshtë, mjafton të klikoni në kanalin tonë në YouTube dhe të shikoni performancat e tyre. Cili prej tyre do të ketë më shumë shikime? Këtë do ta mësojnë në javët në vijim.