Denisi, fituesi i ‘The Voice Kids Albania 2’ vetëm pak ditë pas përfundimit të ‘The Voice’ dhe pas kurorëzimit të tij si fitues i këtij talent-show, ka dërguar një letër falenderimi në e-mailin zyrtar të informacionit të Top Channel, të cilën ne vendosëm ta ndajmë me të gjithë ndjekësit dhe adhuruesit e këtij spektakli:
“Përshëndetje,
Jam Denis Bonjaku, fituesi i The Voice Kids Albania 2.
Nuk mjaftojnë fjalët për të falenderuar të gjithë juve: produksionin e Top Channel, stafin e The Voice: Bora, Lidia, Suela, Alban, Aleksandër, Renis, Genti, Eneda, Kejsi, Mario bashkë me Orkestrën, Ola, Ina, Arditi, Arlindi, Orgeta, Gjyke, Elva, Kristina, Erjola, Klara, Anjeza, Fiorentina, Jonida, Leidina, shoferin Genti (më falni në qoftë se kam harruar dikë ose kam ngatërruar shkallën).😅😂
Por një gjë është shumë e vërtetë që mua më keni dhënë dashuri pafund dhe mbështetje. Më dhatë MUNDËSINË që të bëhesha i njohur në gjithë Shqipërinë për talentin tim.
Dua të falenderoj pa masë trajneren time Miriam dhe Vocal Coach Kamela, që më kanë ndimuar në rritjen time profesionale dhe humane. Ju Dua SHUMË!
Dua të falenderoj Dojnën që me shumë durim më ka menaxhuar brenda V-Room.
Dua të falenderoj Ledionin që me shumë profesionalitet na drejtoi dhe na bëri të argëtohemi deri në minutin e fundit.
Një falenderim special të gjithëve, ju dua shumë dhe do më mungoni shumë.
Ju kam zemër ❤
P.s. Mos më harroni, sepse unë nuk do t’ju harroj kurrë.”