Treshja e dytë e skuadrës së trajneres Eneda Tarifa ishte Kristel, Unedi dhe Rita, të cilat sollën në ringun e Betejave një këngë shumë të njohur për publikun, sidomos për moshën e vogël, kolona zanore e filmit të fashmëm Frozen, ‘Let it go’.

Ashtu siç u diskutua dhe nga trajnerët pas performancës së tri vajzave në skenë kjo këngë përveç vështirësisë teknike mbartte dhe shumë elemente vështirësie. Kristel nuk ishte prezent në provat përpara shfaqjes pasi ishte sëmurë. Kjo nuk e pengoi atë që dhuronte një performancë fantastike, të cilën Aleksandër Gjoka e krahasoi me performancën e Queen. Kristel la të surprizuar dhe trajneren e saj Eneda Tarifa për aftësinë e saj për të kënduar në mënyrë profesionale edhe pse e sëmurë. Gjithashtu, ajo tha se Uendi ishte një zgjedhje e duhur për këtë këngë.

Fituese e Betejës ishte Rita, e cila do të shkojë kështu në Netët Live. Kjo ishte një surprizë e bukur për Ritën që në prapaskenë shprehet se nuk e priste të fitonte.