Mbrëmja e tretë e Netëve Live u hap me një performancë të fuqishme nga skuadra Arilena.

Trajnerja dhe konkurrentët performuan “Earth Song” nga mbreti i muzikës pop, Michael Jackson një këngë që vjen si thirrje për kujdesjen ndaj natyrës, kafshëve dhe njëri-tjetrit.

Fillimisht në skenë ishin 6 artistët e kësaj skuadre të cilët kënduan hyrjen e këngës dhe më pas Arilena e rrethuar nga trupa e baletit të Top Channel mbërritën në skenë të gjithë së bashku dhuruan një performancë fantastike.

Tashmë që mbrëmja nisi me energjinë e duhur e ne të gjithë jemi gati për një garë të vërtete.