Që në nisjen e tij, spektakli që sonte ka në epiqendër artistët e skuadrës ofroi emocione drithëruese.
6 artistët e skuadrës së bashku me dy trajnerët e tyre Aleksandrin dhe Renisin sollën me anë të një performance plot ndjenjë hitin e jashtëzakonshëm “Heal The World”. Ky projekt muzikor i kënduar nga legjenda e muzikës pop Michael Jackson, është riprodhuar edhe nga shumë artistë të tjerë përgjatë viteve.
Të gjithë konkurrentët me në krye trajnerët e tyre u gjendën në qendër të skenës përballë një mikrofoni dhe me kufje në vesh kënduan këtë këngë duke rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut të pranishëm në sallë.
Teksa u pritën me shumë duartrokitje, tashmë ata janë gati për garën e vërtetë.