Një spektakël të paharrueshëm dhuroi skuadra Gjoka në Natën e dytë Live.
6 artistët emocionuan pa masë me performancat e tyre individuale por gjithashtu edhe nëpërmjet dueteve. Skena e Netëve Live ishte më magjike se kurrë ku nuk mungoi shumëllojshmëria e këngëve duke filluar nga më klasiket e deri tek ato më ‘rock’.
Atmosfera e këtij talent-show u ndje që në nisjen e tij falë interpretimit të konkurrentëve së bashku me trajnerët e tyre Aleksandër dhe Renis Gjoka me këngën “Heal The World”.
Alisja, Kejvi, Sara, Altea, Lolita dhe Isea patën mbështetjen maksimale të publikut në platformave tona sociale gjatë gjithë mbrëmjes.
Sakaq, në momentin e vendimit të trajnerëve, Gjokat përzgjodhën të çojnë në Gjysmëfinale, Alisjan dhe Altean. Nga 4 konkurrentët që u përballën me televotimin, ishin Lolita dhe Isea artistet e përzgjedhura nga publiku për shkuar në Gjysmëfinale.
Të premten, është radha e skuadrës së Arilenës! A do të na surprizojë e të na bëjë të përjetojmë momente të paharrueshme në skenën e Netëve Live?!