Këngëtarja dhe prezantuesja Eneda Tarifa që nga shkëputja nga spektakli i humorit “Portokalli”, mungoi në ekrane.

Ajo nisi me koncerte të ndryshme, por nuk u pa më në ndonjë televizion dhe aq më pak në Top Channel ku punoi për shumë vite.

Por ky televizion i ka besuar Enedës një pozicion të ri në një spektakël të ri talentesh, “The Voice Kids” (Zëri i fëmijëve).

Eneda do të jetë trajnere e konkurrentëve të vegjël që do të përzgjidhen,

Ka qenë faqja e zyrtare e “The Voice of Albania”, ajo që ka konfirmuar një lajm të tillë duke shkruar, “Eneda Tarifa gati për një skuadër përrallash! Ajo vjen për herë të parë si trajnere në ‘The Voice Kids’ e gatshme për të punuar e për t’u argëtuar me konkurrentët e vegjël”.

Ndërkohë pak ditë më parë u zbulua se pjesë e trajnerëve të këtij spektakli do të jetë edhe këngëtarja Miriam Cani.