Mbrëmjen e djeshme, ishte finalja e spektaklit “The Voice Kids”, e cila u fitua nga Denis Bonjaku, pjesë e skuadrës së Miriam Canit.

Por në përfundim të spektaklit, edhe prezantuesi Ledion Liço tha disa fjalë falënderuese.

Ai ia dedikoi frytet e gjithë punës dy personave më të rëndësishëm në jetën e tij, të birit London dhe partneres Sara.

“Punën time personale ja dedikoj Sarës dhe tim biri”, tha Ledioni i emocionuar.

Sara dhe prezantuesi Ledion Liço, u bënë prindër të të voglit London Noor, më 13 dhjetor të vitit 2016. /a.y/noa.al