“Si ndihesh sot Eneda?” ishte pyetja e parë që Ledioni i drejtoi Eneda Tarifës pak minuta pasi nisi mbrëmja e djeshme, The Voice Kids.

E përmalluar nga një kujtim i viteve ’90, me këngët e Leonard Bombajt në një telefilm “Një natë sa një jetë”, Eneda tha se mbrëmja e sotme me skuadrën rock të Aleksandrit dhe Renisit, nisi në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Të pyeta si ndihesh pas një viti…”, ia rikujtoi Ledioni pyetjen, pas së cilës Eneda kuptoi se për të nata do të niste ndryshe.

Dje, ajo festoi ditëlindjen dhe ku më mirë se në një The Voice Kids, mes fëmijëve dhe me fëmijët.

Të gjithë bashkë, kolegët, fëmijët dhe publiku i kanë kënduar këngën e ditëlindjes këngëtares së njohur ndërsa drejt saj vinte edhe një tortë me simbolin e The Voice./b.l/noa.al/