Të ndjekësh pasionin është dhurata më e bukur që mund t’i bësh unit tënd. Të kërkosh të dridhesh nga emocionet e skenës është sfidë që vetëm ata që nuk i lënë ëndrrat përgjysmë dinë t’i provojnë. Të mbash të mbërthyer pas një ekrani televiziv një audiencë masive, këtë vetëm artistët e vegjël të “The Voice Kids” dinë ta bëjnë.

Aty, midis tyre gjendet edhe Sindi Goma, vajza 13-vjeçare nga Durrësi që me interpretimin fantastik të këngës ‘Something’s got a hold on me’ u bë pjesë e skuadrës së Aleksandër dhe Renis Gjokës.

Talenti i saj u ‘përqafua’ nga të gjithë dhe kjo u duk më së mirë që në javën e parë të kompeticionit, ku Sindi mbante vendin e parë për videon më të klikuar në Youtube.

Për të dalë fitimtare në “Betejat”, Sindi gërshetoi fort talentin dhe punën e saj pasi përballja me Sajanën dhe Lusidën nuk ishte dosido.

Kur në netët “Live” ethet e garës u bën më ritmike, Sindi arriti të sfidojë çdo gjë me zërin e saj. Ajo u kualifikua për në gjysmë finalen e “The Voice Kids” me këngën ‘Paris (Ooh La La)” të Grace Potter and The Nocturnals.

Këtë të premte në orën 21:00 Sindi premton se do na magjepsë me interpretimin e një kënge të madhe, kënduar nga një artiste e madhe.

Në këtë kompeticion Sindi ka nevojë për mbështetje pasi kualifikimi për në finalen e madhe varet vetëm nga mbështetja që televotuesit do i japin të premten, në momentin që do hapet televotimi, duke dërguar sms me tekst “Sindi” në Nr 56666 në Shqipëri dhe 55099 në Kosovë.

Të gjitha interpretimet e Sindit, rrokeres së vogël deri në këtë moment të garës kanë qenë të shkëlqyera dhe janë duartrokit fort në sallë.