Dy ish-konkurrentët më camarrokë të këtij edicioni të “The Voice Kids” do të jenë krahu i djathtë i Flori Gjinit në “Voice Room” përgjatë gjithë mbrëmjes së sotme.
Bëhet fjalë për Orgiton i cili ka qenë pjesë e skuadrës së Miriamit dhe Elmën e cila ishte konkurrente e skuadrës së Aleksandër dhe Renis Gjokës.
Ata do të jenë aktivë në të gjitha platformat tona sociale për të komentuar gjithçka ndodh në kohë reale në Facebook, Instagram, Twitter dhe YouTube. Orgito dhe Elma janë shumë të dhënë pas rrjeteve sociale dhe në kohën e lirë angazhohen gjithmonë me foto dhe video.
Artistët e vegjël do të jenë aty për të lexuar komentet e ndjekësve, për të zbuluar rezultatet e sondazheve tona dhe për të dhuruar shumë momente të tjera argëtuese së bashku me “V-Reporter”.