Skuadra Gjoka merr konkurrentët e parë. Një ‘luftë’ e ashpër mes trajnerësh për të bindur fëmijët që t’i bashkohen skuadrës së tyre.
Aleksandër dhe Renis Gjoka kanë kthyer karrigen e tyre dyshe për 7 nga fëmijët konkurrentë dhe kanë arritur të marrin në skuadër tre prej tyre. Sindi është e para që ‘rreshtohet’ në radhët e tyre, duke pritur shokët e tjerë që do të jenë në një skuadër me të. Sindi është një vajzë mjaft aktive në shumë disiplina. Ajo ka dalë me sukses në secilën prej tyre. Në javët në vijim do të mund të shohim nëse do të arrijë të kryesojë Sindi dhe në këtë garë muzikore. Tea është konkurrentja që kalon fazën e Audicioneve të Fshehura e vlerësuar nga dyshja e trajnerëve, si një zë shumë i veçantë dhe i dallueshëm. Konkurrentja e radhës që iu bashkua Skuadrës Gjoka këtë mbrëmje ishte Luisida. Shtypja e butonit për Luisidën përfundon në një kërcim lumturie. Gjithçka Luisida ëndërron për të ardhmen e saj ka lidhje me muzikën. Këtu nis rrugëtimi i saj.