Një garë e ‘ashpër’ në episodin e katërt të Audicioneve të Fshehura për trajneren Eneda Tarifa. Ajo shtypi butonin 8 herë dhe arriti të merrte në skuadrën e saj vetëm 3 konkurrentë.
Alina ishte e para që iu bashkua skuadrës së trajneres. Vajza nga Saranda, me një karakter të ëmbël që i reflektohej dhe në zë, bindi trajneren të shtypte butonin për ta bërë pjesë të skuadrës së saj. Një tjetër zë i bukur dhe i veçantë ishte ai i Natalisë, e cila vjen në ‘The Voice Kids’ për herë të dytë. Këtë herë ia doli të kalonte Audicionet e Fshehura duke përmbushur një ëndërr. Konkurrenti i fundit që kaloi audicionet për t’iu bashkuar skuadrës Eneda ishte Denisi. Një performancë që emocionoi trajneren, e cila shtypi butonin e kuq për të.
Denisi është konkurrenti i dhjetë i Skudrës Eneda.