U cilësua si një nga Betejat më të forta të Skuadrës Gjoka, me tre zëra brilantë që dhuruan spektakël të vërtetë në skenën e ‘The Voice Kids’ në finalen e fazës së Betejave. Tre zëra të veçantë dhe të fuqishëm që sfidojnë moshën e tyre duke krijuar një atmosferë fantastike që përfshinë trajnerët, të cilët u ngritën nga karriget e tyre për të shijuar në maksimum interpretimin.

Trajnerja Miriam Cani tha se nuk do të donte të ishte në vendin e Aleksandër dhe Renis Gjokës, pasi vajzat kishin vokale shpërthyese dhe të ëmbla njëkohësisht. Trajnerët pohuan se ndienin se këdo që të zgjidhnin nga vajzat e vërteta ishte se do të humbisnin dy zëra të tjerë të bukur. E përzgjedhura e dyshes së trajnerëve për të kaluar në fazën e ardhshme ishte Sara.