Ka nisur mbrëmja e parë e Netëve Live dhe 3 artistët e parë të skuadrës së Mirim Canit janë ngjitur në skenë për të performuar.
I pari i cili na bëri të ëndërrojmë me performancën e tij ishte Rroni i cili këndoi këngën “What a Wonderful World” i shoqëruar nga 4 violiniste. Ai arriti të përcjellë emocion tek të gjithë të pranishmit në studio dhe fitoi duartrokitjet e publikut.
Menjëherë pas tij, ishte radha e Noas. Artistja nga qyteti i Gjilanit erdhi sërish me një material të vështirë në gjuhën franceze, “Je Veux”, të cilin e përballoi si një profesioniste e vërtetë! E shoqëruar nga trupa e baletit të Top Channel, Noa e shijoji skenën dhe nisi të kërcejë duke kapërcyer emocionet.
Performanca e tretë ishte ajo e Blinerës. Artistja me timbër të veçantë rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me interpretimin e saj. Publiku i pranishëm, trajnerët e The Voice por edhe ndjekësit tanë besnikë ne platformat sociale zyrtare të spektaklit, e kanë pritur mjaft mirë artisten me materialin muzikor “Make It Rain”.
Margeni, Anisa dhe Erza, 3 fantastikët e tjerë te Skuadrës Miriam po përgatiten për t’u ngjitur në skenë. A do të jenë performancat e tyre po kaq fantastike sa të Rronit, Noas dhe Blinerës? Mos u largoni nga ekrani i Top Channel.