Një ditë emocionuese kjo e Audicionit të Korçës. Dhjetra artistë të vegjël mes buzëqeshjesh e drithërimash provuan zërin e tyre me shpresën dhe besimin për të bërë ëndrrën realitet dhe për të prekur skenën e “The Voice Kids 3″.

Ajo çfarë ishte më e rëndësishmja ishte spikatja dhe përzgjedhja e zërave më të mirë. Teatri i Kukullave pati një pjesëmarrje masive të të vegjëlve korçarë që me zërat e tyre kanë argëtuar dhe emocionuar shumë edhe dyshen e jurisë; Alban Male dhe Kamela Islamaj.

Tashmë destinacioni ynë i radhës është Vlora. Jemi gati të zhvendosemi në qytetin bregdetar për të tjerë talente. Do të shihemi ditën e dielë më 17 Qershor në Pallatin e Kulturës si gjithmonë në orën 11:00!