Tingujt muzikorë pushtuan sot Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Shkodër. Dita ishte suksesshme me situata emocionuese të krijuara gjatë gjithë kohës.

Ajo çfarë ishte më e rëndësishme ishte pikërisht gjetja dhe përzgjedhja e zërave që spikatën. Pavarësisht numrit të madh të konkurrentëve që kanë aplikuar për ‘The Voice Kids’ çfarë tërheq vemendjen si përherë ishte pikërisht shpirti artistik, stili dhe lirshmëria që vazhdon të vërtetojë se Shkodranët e kanë artin në gen.

Audicionet e qytetit të Shkodrës rezultuan mjaft të kënaqshme pë produksionin e ‘The Voice Kids’, të cilët do të kenë parasysh për fazat në vijim gjithë potencialin e treguar nga talentet e Shkodrës.