Javë pas jave ‘The Voice Kids’ po na prezanton me fëmijë të talentuar që na rrëmbejnë jo vetëm me zërin e tyre, por dhe me karakterin.
Një prej tyre ishte dhe Laura, e cila nuk arriti të kalonte Audicionet e Fshehura, por me siguri arriti të kalonte provën e publikut. Simpatia e saj i bëri të gjithë të dashuroheshin me këtë vajzë të vogël. Natyra ekspresive e Laurës bëri të transmetohej çdo emocion i saj edhe në momentin që asnjë karrige nuk u kthye për të. E megjithatë ajo nuk e la skenën pa i dhuruar një buzëqeshje trajnerëve.
Ajo me çiltërsinë e saj krijoi shumë situata të këndshme si përpara se të hynte në skenë, ashtu dhe pas performancës. Një fëmijë me një karakter të veçantë si ai i Laurës, me shumë talente dhe një energji të admirueshme, me siguri do të ketë shumë sukses në çdo fushë ku do ta provojë veten.