Plot emocion ka nisur mbrëmja e parë e fazës së Betejave që do të ofrojë shumë të papritura si për konkurrentët ashtu edhe për trajnerët të cilët do përballen me vendime mjaft të vështira.
Pas pak do të njiheni edhe me trio-t të cilët do të ngjiten në ringun e Betejave për të dhuruar performancat e tyre spektakolare.
Ishte trajneri i skuadrës Gjoka, Renisi ai i cili gjatë fillimit të spektaklit i dhuroi disa këshilla shumë të vlefshme të gjithë konkurrentëve të kësaj faze.
Sipas tij, ajo çfarë është më e rëndësishmja përgjatë Betejave është që artistët ta shijojnë në maksimum rrugëtimin e tyre në “The Voice Kids”.
Edhe pse për disa konkurrentë, aventura do të përfundojë këtu, ata duhet të jenë krenarë për veten e tyre që kanë arritur deri në Beteja.
“Ëndrra është realizuar tashmë, prandaj shijojeni dhe bëni sa më shumë qejf” ,-përfundoi Renisi.