Prezantuesi historik i The Voice of Albania Ledion Liço, në puntatën e djeshme të emisionit, deklaroi se ky është The Voice i fundit për të.
Ledion ka rreth 8 vite që është prezantues e këtij formati, që prej tetorit të 2011-ës. Por në faqen e tij në Instagram, ai habiti ndjekësit duke shkruar se nuk do ishte më prezantues i edicioneve të tjera.
Në sfidën e fundit të betejave, Ledioni u shpreh se nuk e vazhdon dot më “The Voice”, sidomos “The Voice Kids” për shkak të emocioneve të forta.
“Ky [edicion] është i fundit për mua. Është sfilitëse të merresh me fëmijët”, tregoi ai për marrëdhënien e ngrohtë që krijon me ta dhe emocionet pas skualifikimit të ndonjërit.
Siç duket, ardhja në jetë e vogëlushit London e ka bërë më të ndjeshëm Ledionin ndaj fëmijëve.