Publikuar nga Revista Bordo
Tashmë është zyrtare: Këngëtarja Miriam Cani do të rikthehet në spektaklin që zbulon talentet muzikore, “The Voice”, në edicionin “The Voice Kids”. Prezenca e këngëtares në një karriget e kuqe të trajnerëve të spektaklit u konfirmua nga vetë prezantuesi, Ledion Liço! Ja postimi i tij:
“Rikthehet në karrigen e kuqe Miriam Cani! Ajo është gati të kthehet sërish në karrigen e kuqe, për të ndarë përvojën e saj me talentet e reja e për t’u emocionuar bashkë me ta!
Presim që Ledioni të na zbulojë nëse do të ketë ndryshime për trajnerët e tjerë apo jo!