Rikthehet këtë sezon ‘The Voice of Albania’, formati më i suksesshëm i talenteve vjen në Top Channel, i përshtatur për moshat 6 deri në 14 vjeç.

‘The Voice Kids’, shfaqja ku fëmijët emocionojnë të rriturit, ku pasioni i tyre për muzikën është më i madh se vetë mosha e tyre. Ata janë guximtarët e vegjël që sjellin në skenë bashkë me zërat e ëmbël dhe frikën, pasigurinë, çiltërsinë dhe ëndrrat e fshehura në sirtarë shumëngjyrësh.

Trajnerët do të jenë aty, të gatshëm për t’i dëgjuar, këshilluar e përkrahur. Gjithmonë të vëmendshëm për t’i dëgjuar deri në notën e fundit. Kush do të fshihet pas një zëri të brishtë? Ata do të donin t’i shihnin, t’i bashkëngjisnin një imazh zërit që dëgjojnë. Por këto janë “Audicionet e Fshehura” e atyre, i mbetet vetëm t’i imagjinojnë deri kur shtypin butonin, duke i dhënë shpresë një ëndrre fëminore.

Nga ky çast, të gjithë ne i njohim konkurentët, i shohim garë pas gare, i dëgjojmë të këndojnë, të shfaqin më të mirën e tyre, të perfeksionohen pas çdo dalje… ose ta humbin mundësinë për t’i shkuar shfaqjes deri në fund.

Publiku i do ata të gjithë… ndonjërin edhe më shumë, e prandaj kërkon të dijë, do t’i njohë, të mësojë më shumë kush janë ata e pse zgjodhën të jenë në këtë garë.

Publiku do të dëgjojë si këndojnë ata, e si do t’i vlerësojë trajneri… do të ndjekë hap pas hapi këtë proçes seleksionimi e maturimi, do të emocionohet, të gëzojë e të përlotet me tinguj që përcjellin zërat e rinj. Prandaj ndjek çdo dalje në ekran, lexon ç’ka mediat thonë, vlerëson për mirë a keq secilin prej tyre dhe zgjedh atë që pëlqen më shumë, e mbështet dhe emocionohet bashkë me të e në fund… voton për të, sepse ai e meriton të jetë i pari.

Është spektakli i zërit, atij më të mirit! Është shfaqja e të gjithëve që nga ekrani duan emocione të bukura, garë të vërtetë, fitues brilantë!

CREDITS

Autorë
Ergys Lubonja
Bora Baxhaku

Prezantuese
Dojna Mema

Regjisor
Ergys Lubonja

Drejtor Artistik
Alban Male

Menaxhere Produksioni
Eurilda Dhame

Redaktore Përgjegjëse
Lidia Mema

Redaktore
Orgeta Muçaj

Vocal Coach
Kamela Islamaj
Gent Myftaraj
Kejsi Tola

Asistente Produksioni
Kristina Brahja

Organizatorë
Ardit Malaj
Arlind Lera
Gloria Mataj

Koordinatore Web
Kreizia Velija

Montazhi
Silvana Babaramo

Design/Promo
Rezart Gurashi
Ilir Omeri

Sigla Grafike
Rezart Gurashi
VGA Studio

Fotograf
Gerhard Pregapuca

Drejtues Orkestre & Piano
Marjan Deda

As. Drejtues
Nikola Kondakçi

Tastierë
Arbër Koçllari

Baterist
Fatlind Dehiri

Kitarrë
Denis Hima

Bas
Emil Zaharia

Drejtor Teknik
Ing. Redi Neziri

Përgjegjës Transmetimi
Kosta Dhame
Olsi Kristo

Teknik
Klodian Karajani

Audio
Alban Osmaj

Audio Live
Besnik Gaçe

Monitorim Audio
Olsi Gjondedaj

Postproduction
Joniad Banushi

Kontrolli Final
Spiro Plaku
Ilir Kola

Drejtor Fotografie
Tekliz Çela

Përgjegjës Elektrik
Ilir Lika

Operatorë Ndriçimi
Uliks Allgjata
Erion Muçostepa

Teknikë Ndriçimi
Ilirjan Ruçi
Ylli Tahillari
Mishel Dragoni

Elektriçist
Gentian Piroli

Përgjegjës Sektori
Operatorë/Kameramanë
Rizvan Xhika

Kran
Dariel Rada
Julian Dautaj

Steady Cam
Rigli Lutaj

Kamera
Egert Javori
Erblin Dama
Ylber Fili
Gjergj Milkani
Eduart Gjergji
Elio Trebina

Operatorët
Elis Kruja
Erion Kadillari
Genc Babaliu

Operatorët e Klipeve
Armand Luga
Oltion Bardhi

Inspektor Skene
Bashkim Meminaj

Punëtor Skene
Arben Thoma
Ylber Hysa
Sherif Vraja
Besnik Shehu

Kostumografia
Elva Bella

Garderoba
Suzana Jahaj

Grim
Denada Mitro
Jonida Bumbli
Matilda Gjyshi

Marketing
Elona Minga
Rudina Elezi
Elona Bendo

Web Master
Rigert Lusha

Youtube Developer
Jurgen Konomi

Arkivë
Nerald Hyseni