Në natën e dytë të Audicioneve të Fshehura trajnerja Eneda Tarifa, po ashtu si dhe natën e parë të ‘The Voice Kids’ mori vetëm dy fëmijë në skuadrën e saj dhe pse e ktheu karrigen për gjashtë fëmijë nga 12 që konkurruan.
I pari zë që e emocionoi trajneren dhe u bë pjesë e skuadrës së saj ishte ai i Zhaklinës. Zhaklina na dhuroi një performancë shumë të bukur dhe u përfshi nga emocionet dhe vetë. Ishte trajnerja e saj që nisi ‘leksionin’ e parë me Zhaklinën duke e nxitur që të mos lejonte emocionet ta mposhtnin dhe të mos ndalonte këngën. Gjithashtu, konkurrentja e radhës do të kishte një kimi të menjëhershme me trajneren dhe të zgjidhte atë dhe pse ishin kthyer të treja karriget. Speranza u vlerësua si një zë i bukur që ia vlente të ishte pjesë e skuadrës nga secili nga trajnerët. Ajo zgjodhi Enedën duke çuar në 4 numrin e deritanishëm të konkurrentëve të skuadrës së saj.