Ka mbetur edhe një javë nga përfundimi i Audicioneve të Fshehura.

Trajnerët arritën të rrëmbejnë mbrëmjen e pestë të spektaklit të tjerë talente duke shtuar numrin e konkurrentëve në skuadrat e tyre.

Miriam Cani pasuroi skuadrën e saj me 4 talente të rinj, Antonellën, Sildin, Blinerën dhe Marian. Ajo ka vetëm 3 vende të lira në skuadrën e saj për javën e ardhshme.

Aleksandër dhe Renis Gjokës i’u shtuan 3 konkurrente, Kada, Deona dhe Alesja. Dyshja që funksionojnë si një trajner i vetëm kanë vend edhe për 2 artistë të rinj para se të plotësojnë skuadrën e tyre.

Arilena Ara arriti të fitojë zemrën e 2 artisteve në natë e pestë të spektaklit, të Vesës dhe Mishelit. Trajnerja ka në skuadrën e saj edhe 4 vende të lira për javën e ardhshme.

E premtja shënon natën e 6-të dhe të fundit të fazës së Audicioneve të Fshehura. Ka ende talente të tjerë që priten të ngjiten në skenën e “The Voice Kids” se cilët janë ata do ta zbuloni në takimin tonë të radhës.