Skuadra Gjoka ndoshta do të kishte dashur të kishte më shumë konkurrentë në skuadrën e tyre nga fëmijët që kënduan në natën e tretë të spektaklit, por arritën të marrin vetëm 3 prej tyre.

Shpëtimi është i pari djalë në skuadrën Gjoka deri tani. Ai erdhi me një këngë që i përshtatej stilit të dyshes së trajnerëve, ndaj dhe zgjedhja e tij dukej mëse e natyrshme. Konkurrentja tjetër vjen po nga qyteti i Elbasanit dhe nuk është hera e parë që gjendet në të njëjtën skuadër me Shpëtimin. Sidorela, i bashkohet skuadrës gjoka.

Një zë tjetër i veçantë, ai i Ëmblës iu shtua skuadrës për të bërë edhe më interesante dinamikën e skuadrës që shenjon një total prej 10 konkurrentësh.