Shkrim i publikuar nga Shqiptarja.com
Daniela i shkruan letër Miriam Canit duke e falënderuar për gjithçka që ajo ka bërë për të
The Voice Kids është një nga programet muzikorë që zbulojnë talentet e reja dhe një nga më të ndjekurit nga publiku. Daniela, vajza e vogël e talentuar nga Kukësi, preku zemrat e të gjithëve me zërin dhe pasionin e saj për muzikën.
Miriam Cani ka marrë një letër nga Daniela ku kjo e fundit e falënderon për gjithçka dhe e konsideron si nënën e saj.
“Kjo letër është për ty. Të dua shumë. Ti gjithmonë ke qenë, je dhe do jesh si nëna ime. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për mua dhe për të gjithë skuadrën”- shkruan vogëlushja.